Hoti tregon se si do t’i qasen dialogut, thotë se Kurti i është frikësuar atij procesi NULL NULL 21.05.2020 23:45 21.05.2020 23:45 Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tregoi se si do t’i qasen dialogut me Serbinë. “Ne si Qeveri e kemi të qartë si do t’i qasemi dialogut me Serbinë, duke vendosur pika të qarta se çka dialogohet dhe çka nuk dialogohet, nisur nga fakti që nuk dialogohet për kufijtë e as për territorin e vendit, as për aspekte të sovranitetit shtetëror të Kosovës. Nuk dialogohet për rendin kushtetues që ka Kosova, kjo i përjashton krijimin e pushteteve të ndërmjetëme apo shkëmbimin e territoreve. Për çështje të tjera, ne duhet të jemi të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut dhe të negociojmë me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA”, deklaroi Hoti në “Click”. Hoti ka akuzuar Kurtin se ishte i frikësuar të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë./21Media/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 43 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 49 minuta më parë