Hoti: Të vendosur që ta jetësojmë amanetin e Jasharajve dhe prijësve tanë NULL NULL 05.06.2020 11:35 05.06.2020 11:35 Kryeministri Avdullah Hoti pas vizitës në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se janë të vendosur që amanetin e tyre do ta çojnë përpara. Ai në një njoftim në Facebook tregoi për ditën e parë të punës së tij në krye të ekzekutivit, njofton Klan Kosova. “Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz. Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet. #QeveriaHoti #RKS”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë