Hoti: S’ka dokument të nënshkruar për “mini Shengenin” – do të ulemi që ta bëjmë bashkë NULL NULL 21.10.2020 18:19 21.10.2020 18:19 Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nisma për “mini Shengenin” nuk është “mini Shengen” i Novi Sadit siç e quajti deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu. “Kosova do të jetë palë e barabartë. Nuk ka asnjë dokument ku definohet kjo nismë. A ka parë dikush ndonjë marrëveshje të shkruar që ne po i bashkohemi?”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova. “Është nismë që është shtruar dhe tash do të ulemi të gjitha gjashtë vendet për ta dizajnuar si vende të barabarta. Nuk ekziston asnjë dokument i tillë. Kam thënë disa herë është se është nismë që jemi dakorduar pas kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar në Shtëpinë e Bardhë. Bashkë do të ulemi dhe do ta dizajnojmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 35 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 41 minuta më parë