Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti shprehet kritik për importimin e qymyrit nga Serbia: Çfarë strategjie është kjo?

NULL NULL
09.03.2023 09:33
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmendur se vitin e kaluar Kosova ka importuar qymyr në vlerë prej gjashtë milionë euro.

Sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë duke e ditur se Kosova njihet për rezervat e mëdha të qymyrit.

“Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja ‘Kosova Thëngjilli’, e cila funksionon si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar. Kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive”, ka shkruar Hoti, transmeton KlanKosova.tv.

Ai e ka treguar edhe çmimin e importit për ton dhe çmimin me të cilin qymyri shitet në tregun vendor.

“Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku gjashtë milionë euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga ‘Kosova Thëngjilli’.

“Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.