Hoti, raportet me Serbinë normalizohen me njohje (VIDEO) NULL NULL 13.07.2020 15:33 13.07.2020 15:33 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke. Hoti tha se ky është qëndrimi i Kosovës që është prezantuar edhe në takimin virtual që zhvilluan gjatë ditës së djeshme. Në takimin e se enjtes në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, Hoti tha se Kosova do përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas vizitës që zhvilloi në kompaninë “SOËI KOSOVA” në Bajgorë të komunës së Mitrovicës. Pas video-konferencës të zhvilluar dje në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të pasohet nga një takim në Bruksel Më datën 16 korrik. Kronikë e përgatitur nga gazetari Agan Hajdarhoxha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024