Hoti: Qeveritarët e sotëm dikur kritikonin qeveritë për rrymën në veri, vetë paguajnë shumëfish më tepër NULL NULL 15.11.2023 13:19 15.11.2023 13:19 Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, tha se ata që po e udhëheqin tani qeverinë, dikur nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Sipas ish-kryeministrit tani qeveritarët e sotëm paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje. “Nga raportimi i KOSTT-it sot në Komisionin për Buxhet, 113 milionë euro janë paguara për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për Qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 milionë. Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera”, shkroi Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Paratë e falsifikuara, BQK del me udhëzime, thotë se 2-euroshja origjinal s’mund të refuzohet 01/12/2023