Hoti: Qenka nxehur Peci, i fortë është në zanatin e sharjeve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Qenka nxehur Peci, i fortë është në zanatin e sharjeve

NULL NULL
24.02.2023 19:08
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas një deklarate të gjatë nga ana e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ku atij i referohet si “Avdullah manipulanti”.

“Qenka nxehur z.Peci.  I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes”, shkruan Hoti, transmeton KlanKosova.tv.

“I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”.

Më pastaj ai ka pasur një pyetje drejt Pecit, lidhur me takimin e 27 janarit që kryeministri Albin Kurti do ta ketë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.