Hoti prezanton marrëveshjen për kanalin e Ujmanit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti prezanton marrëveshjen për kanalin e Ujmanit

NULL NULL
01/03/2017

Me ratifikimin e marrëveshjes për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit të ujit do të bëhet mirëmbajtja e kanalit të ujit nga Ujmani në pjesën tjetër të Kosovës si dhe do të mundësohet ndërtimi i një rezervuari të ujit në fshatin Mihaliq.

Këtë marrëveshje e ka prezantuar ministri i Financave, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Hoti ka bërë të ditur se vlera e saj është 22 milionë euro dhe është një marrëveshje me afat prej 20 vjetësh.

Kjo marrëveshje është e lidhur mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore.