Raporti i Bankës Botërore për varfërinë, Hoti i reagon Kurtit NULL NULL 14.05.2023 16:12 14.05.2023 16:12 Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi pasardhësi i tij në postin e të parit të ekzekutivit, Albin Kurti është lavdëruar me një raport të Bankës Botërore ku thuhet se në Kosovë është zvogëluar niveli i varfërisë për 35 për qind krahasuar me 10 vjet më parë. Hoti tha se kjo i bie që Kosova qenka zhvilluar e jo varfëruar nga qeveritë e kaluar. Sipas tij, mashtrimet ndaj qytetarëve po marrin fund. “Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, ka shkruar Hoti në Facebook. “Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, përfundoi ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS Kurti lavdërohet me raportin e Bankës Botërore për uljen e varfërisë në Kosovë