Hoti përkujton dëshmorët: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër NULL NULL 10.08.2020 18:27 10.08.2020 18:27 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht 22 vjet më parë në luftën kundër regjimit serb. “Abeja, një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme, bashkë me trimat e tjerë, dëshmuan se lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte e drejtë dhe e pastër, me ç’rast u mbështet edhe nga bota demokratike. Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë