Hoti për sulmin ndaj djalit të Rashiqit: Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Graçanicë. Hoti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar që kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit. “Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, është shprehur Hoti.