Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas paraqitjes së sotme në gjykatë të Albin Kurtit ku u mbajt seanca ndaj Faton Klinakut.
Hoti në një postim në facebook shkruan se Kurti kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, nuk paraqitet.
“Zyrën e Kryeministrit e mban në mënyrë joligjore. Për këtë ekziston aktgjykimi i organit më të lartë të drejtësisë – Gjykatës Supreme, e cila qartësisht konstaton se anëtarët e Qeverisë në detyrë që mbajnë njëkohësisht edhe pozitën e deputetit janë në shkelje ligjore”.
“Kur ftohet nga organet e drejtësisë për të dëshmuar në një rast të dyshuar korruptiv, ai nuk paraqitet. Në vend të kësaj, i fyen dhe i përçmon zyrtarët e drejtësisë, duke e diskredituar shtetin në sytë e qytetarëve dhe të aleatëve”.
“Por, kur organet e drejtësisë e thërrasin për një rast të dyshuar kërcënimi ndaj tij, ai paraqitet aty pa asnjë problem, duke u viktimizuar.Ky nuk është Kryeministri që i duhet Kosovës”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.