Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti për mosprezencën fizike të Kurtit në Tiranë: Ligjëratat nëpër Irlandë, pretekst për të ikur nga ky takim

NULL NULL
29.02.2024 14:12
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Foto nga arkiva
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Foto nga arkiva

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për mospjesëmarrjen fizike të kryeministrit, Albin Kurti në Tiranë për Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Hoti u shpreh se nuk ka asgjë më të rëndësishme për qeverinë se ky Samit dhe i quajti “ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”.

“Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”, shkroi Hoti në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Më tutje ish-kryeministri i Kosovës, tha se Samiti në Tiranë është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës”, shprehet Hoti.

“Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.