Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar NULL NULL 04.02.2023 00:07 04.02.2023 00:07 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se i konsideron si jorelevante kushtet e vendosura nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin. Ai tha se dialogu në situatën aktuale është në një fazë kritike për të cilin tha se strukturën më të mirë e kishte në qeverinë paraprake. “Mendoj që janë jo relevante për diskutimin që po bëhet. Kosova ka filluar procesin e dialogut që nga viti 2011. Më 2013 është nënshkruar marrëveshja e përgjithshme dhe pastaj janë nënshkruar plot marrëveshje nëpër sektorë të ndryshëm që e kanë shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në gjithë territorin deri në masën që Kosova sot ka Zyrën Ndërlidhëse në Beograd”. “Por kjo qeveri e ndërroi formatin e dialogut. Jemi në një pikë kritike kur duhet të bëjmë një hap të madh përpara. Sa i përket Asociacionit, është marrëveshja e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, pra që e ka bërë Asociacionin obligim të shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti për Zërin e Amerikës, transmeton Klankosova.tv Tutje, ai tha se marrëveshja e parimeve në vitin 2015 e ka vendosur një siguresë për sa i përket çështjes së Asociacionin, ku thuhet se Statuti i Asociacionit e merr pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të dekretohet nga ana e qeverisë. “Tani është përgjegjësia e jona si spektër politik që të marrim përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe të lëvizim përpara në proces të dialogut, përfshirë edhe Asociacionin”, është shprehur Hoti, përcjell Klankosova.tv.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months