Hoti pas sulmit me vezë: Porositësit e duan Kosovën të izoluar NULL NULL 22.02.2020 12:38 22.02.2020 12:38 Pas sulmit të sotëm me vezë, reagoi zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili me anë të një postimi në Facebook tha se ata që e kanë porositur këtë sulm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Ky është postimi i tij i plotë: “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”. “Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në”. “Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar”. “Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale”. “Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 38 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë