Hoti para europianëve zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

Hoti para europianëve zotohet për kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend

NULL NULL
1 muaj më parë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim virtual me përfaqësuesin Special të BE-së dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit Europian, shprehu vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka deklaruar se vendit tonë i duhet angazhim dhe seriozitet shtesë në lidhje me përmbushjen e reformave të ndërlidhura me institucionin që ai përfaqëson.

“Grupi parlamentar i asamblesë sot foli për reformat e BE-së: ato duhet të zbatohen më fuqishëm dhe të japin rezultate. MSA & #AgjendaEReformësEuropiane ofrojnë mjete për këtë. Është i rëndësishëm  koordinimi me partnerët e koalicionit dhe opozitës për çështje me interes kombëtar”, ka thënë ai.