Hoti: Pa njohje reciproke me Serbinë, nuk ka as normalizim të plotë ekonomik

Hoti: Pa njohje reciproke me Serbinë, nuk ka as normalizim të plotë ekonomik

7 ditë më parë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në diskutimin për dialogun që është organizuar nga shoqëria civile deklaroi se pa njohje reciproke me Serbinë nuk do të ketë as normalizim të plotë ekonomik.

Hoti mes tjerash deklaroi se marrëveshja finale duhet të rezultojë dhe arrihet vetëm me njohje reciproke dhe jo në ndonjë formë tjetër, njofton Klan Kosova

“Për ne udhërrëfyes për procesin e dialogut është Kushtetuta e Kosovës, na është kërkuar çdoherë që të bëjmë reforma për fillimin e dialogut”.

“Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pasi vetëm kjo na bjen deri tek nënshkrimi i marrëveshjes finale”.

“Marrëveshja duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe vetëm njohje reciproke, e jo në forma tjetër siç thash me gjëra kreative”.

“Pa njohje reciproke me Serbinë, nuk ka as normalizim të plotë ekonomik”. deklaroi Hoti.

Hoti po ashtu theksoi se produkt i marrëveshjes duhet të jetë zgjidhja e çështjes së mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

“Pozicioni u bë i qartë më fillimin e samitit të Parisit prej kur nisi dialogu. Marrëveshja duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e ligjshme, të kemi një marrëveshje që mbyllet njëherë e përgjithmonë, që mos të filtet më për problemet as në gjeneratat e ardhshme”.

Kryeministri mes tjerash deklaroi se nuk ka hezituar e as nuk heziton të flet për dialogun por këtë e bën vetëm në Bruksel e Washington.

“Nuk kam hezituar e as nuk hezitoj të ulem dhe të flas për dialogun por vetëm në Bruksel dhe Washintgon”.