Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë NULL NULL 1 javë më parë 1 javë më parë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. “Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.”, thuhet në njoftim. Samedin Mehmeti është pasues i Rashit Qalajt, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë. Ai kishte qenë më herët në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.