Hoti: Në takimin mes dy qeverive shqiptare diskutohet linja hekurudhore Prishtinë-Durrës NULL NULL 24.09.2020 11:49 24.09.2020 11:49 Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në takimin që do ta mbajë më 2 tetor me homologun Edi Rama, do të diskutohet për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës. Sipas tij, e vetmja arsye për shtyrjen e kësaj mbledhje mes dy qeverive shqiptare, është mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet nesër, ku pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, njofton Klan Kosova. “Arsyetimi pse është shtyrë mbledhja është dhënë. Agjendën e qeverisë e caktoj vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme në Kuvend ku pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike. Ne duhet të jemi në Kuvend bashkë me deputetë për ta çuar përpara këtë ligj”. “Do të diskutohet linja hekurudhore që e lidhë Prishtinën me Durrësin, e cila e lidhë Prishtinën edhe me Selanikun, Stambollin, Beogradin, Budapestin dhe përtej saj”. Sa i përket mini-Shengenit, Hoti ka thënë se Kosova ka marrë zotimin që të behët pjesë e kësaj iniciative rajonale. “Kosova do të bëhet pjesë e saj si shtet i barabartë. Ky është një proces i përkohshëm sepse synimi është integrimi në BE”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 13 minuta më parë