21:35, 10 Korrik 2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëdhenjet ndërjmet Kosovës dhe Serbisë normalizohen vetëm me njohje të ndërsjellë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka treguar se në takimin virtual që ka zhvilluar sot, Kosova është trajtuar si shtet i barabartë me Serbinë.

“Takimi ka qenë i dobishëm për të parë pozicionet e dy palëve pas një kohe. Ka bukur një kohë që është ndërprerë dialogu”.

“Është me interes që tani kemi vëmendje të madhe nga dy vende kryesore të BE-së, por edhe SHBA-ve. Është krijuar një momentum i nevojshëm për ta çuar përpara këtë proces”.

“Sot kemi biseduar se ku qëndrojmë pas një kohe të gjatë. Ne kemi prezantuar qëndrimet tona se pse po hyjmë në dialog dhe ka një mirëkuptim të të gjitha palëve që ne duhet të shkojmë tani drejt fundit të këtij procesi”.

“Kemi biseduar për normalizim të marrëdhënieve, tash jemi në fazën ku duhet ta përfundojmë këtë proces me një njohje reciproke”.

I pyetur se rreth deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Hoti ka thënë se nuk i komenton deklaratat e tij, por se ka një mirëkuptim nga partnerët ndërkombëtare që ky proces të përmbyllet me normalizim të marrëdhënieve që nënkupton me njohje reciproke dhe integrim të të dyja vendeve në BE.

“Atë që kemi bërë ne, kemi strukturuar platformën tonë, e kemi harmonizuar në kuadër të Qeverisë, e kemi prezantuar në Kuvend dhe para shoqërisë civile. Kosova nuk ka alternative dhe më vjen mirë që kemi arritur të krijojmë konsensus për këtë temë”.

“Në po hyjmë në këtë proces me qëndrim të qartë – me qëllimin për njohje reciproke. Në takimin me Presidentin francez, Emmanuel Macron, e prezantova këtë qëndrim”.

“Është më se e qartë se trajtimi që i është bërë Kosovës në Paris është zbatuar protokolli më i lartë shtetëror që ka Franca. Edhe takimi i sotëm ishte i barabartë për të dyja shtetet”.

“Besoj që sot është vendosur në masë të madhe kursi se ka duhet të shkojë procesi me prezencë të Merkel dhe Macron që kanë ndikim në politik-bërjen e BE-së. Të dielën do të kemi një takim që është përgatitor për tu takuar sërish të enjten”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë