Hoti, Macronit e Merkelit: Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën NULL NULL 10.07.2020 12:27 10.07.2020 12:27 Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbajtur sot diskutim virtual me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel. Në këtë diskutim pjesë e së cilit ishin edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri Avdullah Hoti i ka thënë presidentit francez dhe kancelares gjermane se për Kosovën marrëdhëniet me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese, njofton Klan Kosova. ”Për Kosovën, marrëdhëniet fqinje me Serbinë vazhdojnë të mbeten një çështje shqetësuese”. ”Ne kemi filluar procesin e dialogut në vitin 2011 të ndërmjetësuar nga Brukseli”. ”Ne kemi arritur një numër marrëveshjesh. Ato që janë zbatuar kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet”. ”Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera”. ”Praktikat e tilla të dëmshme dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve tona si dy vende të pavarura”. ”Gjatë rrjedhës së dialogut, Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”. ”Përkundrazi, Serbia e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat e tij kundër sovranitetit të Kosovës”. ”Praktika të tilla të ndjekura nga Serbia kanë çuar në një veprim të përgjegjshëm nga Kosova, siç ndodhi me vendimin e qeverisë së mëparshme për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 23 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë