Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: LDK është si Liverpool, më traditë të moçme (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 25.01.2021 20:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe kandidat për shef qeverie i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, vizitoi sot stadiumin “2 Korriku” dhe “Ramiz Sadiku” në kryeqytet, ku po bëhen punime për përmirësim të kushteve.

Hoti premtoi se do të bëjë edhe më tepër se kaq për sportistët e rinj, dhe ndër të tjera premtoi zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri” e ndërtim të fushave të tenisit në Taukbahqe.

Meqë një natë më parë ekipi i preferuar i Avdullah Hotit, Liverpool, pësoi humbje nga Manchester United, ai u pyet edhe nëse rezultati i tyre përkon me rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje. Megjithatë përveç që e mohoi, kryeministri në detyrë i përmblodhi karakteristikat e ekipit të zemrës me LDK-në më ndryshe.

“Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuar, i ka një shekuj, është i qëndrueshëm dhe ka themele të forta.”- tha ai.

Gjatë vizitës, Hoti pati edhe momente interesante nga sportistët e vegjël, të cilët në një moment as nuk e njohën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.