Hoti, LDK: Ata që i frikësohen dhe kundërshtojnë Kushtetuesen, nuk kanë qëllime fisnike NULL NULL 22.02.2023 11:40 22.02.2023 11:40 Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për dërgimin e Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese nga PDK. Në postimin e tij në Facebook, Hoti thotë se ata që kanë frikë dhe kundërshtojnë dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, nuk kanë qëllime fisnike. “Ligjet dërgohen në Kushtetuese kur ka dyshime se mund të cenohet rendi kushtetues. Ai që ka frikë dhe që shpreh kundërshtim ndaj dërgimit të ligjeve në Kushtetuese ka qëllime politike jo fisnike, të cilat nuk janë në interes të qytetarëve por të tij personalisht”, ka shkruar Hoti. Partia Demokratike e Kosovës dërgoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese të hënën, konfirmoi për Klankosova.tv, Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. PDK dorëzon në Kushtetuese Projkektligjin për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë (DOKUMENT)
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months