Hoti: Kurti nuk ka lidhje me ekonomi (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 23:26 30.03.2023 23:26 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se kryeministri i Kosovës i Kosovës Albin Kurti, nuk ka lidhje me ekonomi. “E keqja është që edhe ata që i ka rreth vetës së tij duke se po e mashtrojnë për këtë”, tha Hoti. Hoti tha se në fushën ekonomike qeveria ka dështuar keq. “Nëse nisemi nga premtimet që i kanë pasur duke filluar nga Fondi Sovran, ku planifikoheshin që të bëheshin krejt pasuritë publike të ndërmarrjeve, po ashtu edhe ato që janë në menaxhim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk shihet askund në horizont. Banka Zhvillimore koncepti nga e kaluara nuk po shihet se do të funksionalizohet, investimet kapitale që kanë qenë njëfarë stimulimi janë në pikën më të ultë. “Gjakderdhja financiare” ka vazhduar”, tha Hoti. Ish-kryeministri i Kosovës përmendi edhe mangësi të tjera. “Inflacioni i lartë, çmimi i energjisë u rrit dy herë gjatë këtij mandati, tatimi në pronë u dyfishua. Me këto askush nuk mund të lëvdohet”, theksoi ai/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.