Hoti kërkon debat për dialogun para takimit të së hënës mes Kurtit dhe Vuçiqit NULL NULL 23.02.2023 11:31 23.02.2023 11:31 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar debat për dialogun në Kuvend para të hënës kur është edhe takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Hoti ka kërkuar që të informohen nga Kurti për procesin e dialogut para takimit të së hënës, njofton Klankosova.tv. “Intervenimi im sot lidhet me debatin qe kishim për dialog i cili nuk ka përfunduar sepse kryeministri u largua nga seanca. Të hënën është takimi në Bruksel dhe duhet të dimë se çfarë do të diskutohet atje”. “Ne i kemi pasur disa pyetje… Besoj që është obligim kushtetues të informohet Kuvendi dhe besoj që duhet të bëhet debat para takimit të së hënës”, tha Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 2 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day