Hoti: Kemi rritje të turizmit për 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Kemi rritje të turizmit për 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar (VIDEO)

NULL NULL
10/08/2022

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka bërë të ditur se turizmi ka shënuar rritje për 25 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Hoti, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se institucionet duhet ende të punojnë që të promovojnë Kosovën, veçse të gjitha festivalet ndërkombëtare të organizuara ditëve të fundit kanë kontribuar shumë në promovimin e Kosovës.

“Unioni i Turizmit të Kosovës ka punuar shumë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit edhe pse pandemia ka qenë një faktor që e ka dëmtuar sektorin e turizmit, por edhe kriza ekonomike. Ne jemi fokusuar te pjesa e promovimit, pasi Kosova ka nevojë për promovim. Unioni i Turizmit të Kosovës për këta dy muaj i ka realizuar pesë projekte promovuese ndërkombëtare, të cilat kanë dhënë efektet e veta. Por, kemi punuar që Kosovën ta fusim edhe në pakot ballkanike që edhe në turnetë ballkanike të vizitohet Kosova”.

“Kemi rritje të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të hulumtimeve dhe analizave tona që kemi bërë, ka dalë që kemi mbi 25 për qind rritje të turizmit, krahasuar me vitin e kaluar,” tha Hoti.

Hoti, mes tjerash, bëri të ditur se Kosova mund të vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistët, teksa tha se grupet franceze, austriake, italiane janë ato që po e vizitojnë më së shumti Kosovën.