Hoti: Kam pranuar letrën e Lajçak, por kërkesat për vizita nga Serbia do të trajtohen sipas situatës që po kalojmë NULL NULL 26.11.2020 13:02 26.11.2020 13:02 Kryeministri Avdullah Hoti ka pranuar një letër nga Miroslav Lajçak, ku i Dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, i kërkon Kosovës që t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për lejimin e vizitave nga zyrtarë serbë në Kosovë. “Ne respektojmë marrëveshjen dhe jemi pro lëvizjes së lirë. Po punojmë që të mbyllen të gjitha çështjet e hapura dhe disa çështje janë të ndjeshme dhe në këtë kontekst kërkesat për vizita do të trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës që po kalojmë”, është shprehur Hoti. “Letrën e Lajçak e kam pranuar dhe do t’i përgjigjem. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me të”. Ndërkaq sa i përket qëndrimeve të Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Hoti është shprehur: “Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë dhe jo dikush tjetër. Unë i koordinoj çështjet me ministrat të cilët mund të kenë qëndrimet të tyre por ato në fund koordinohen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë