Hoti: Jemi në finalizim të pakos së re fiskale 2.0 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Jemi në finalizim të pakos së re fiskale 2.0

NULL NULL
28/02/2017

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë sot  në aktivitetin “Dialogu për Investime” të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian se në shtator të vitit të kaluar ministria që ai drejton  ka ndryshuar Udhëzimin Administrativ përmes të cilit është liruar nga tatimi doganor Petrol Koksi, si një prej çështjeve të diskutuara në Raundin e Parë të Platformës së Dialogut për Investime, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian dhe si kërkesë e vazhdueshme nga komuniteti i bizneseve.

“Bashkërisht me Petrol Koksin ne kemi liruar edhe disa produkte tjera që përdoren në procesin e prodhimit me ç ‘rast kemi përmbushur edhe një obligim ndërkombëtar, në kuadër të Komunitetit të Energjisë, anëtare e të cilit është Kosova”, shtoi Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se  Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka adresuar edhe çështjen e Evaporimit të naftës dhe si rezultat është përfshirë si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0, ku do të trajtohet njohja e humbjeve edhe për produktet tjera.

Hoti poashtu theksoi se Ministria e Financave ka trajtuar edhe formën e tatimimit të kompanive të sigurimeve dhe kjo do të adresohet gjithashtu si masë e veçantë në pakon fiskale 2.0.

Ai gjithashtu theksoi se Ministria e Financave është në finalizim të  pakos së re fiskale 2.0, e cila përmban një sërë masash, transmeton Klan Kosova.