Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti ia kujton Kurtit që Hovenier i kishte “treguar diçka që ai nuk dinte për veriun”

NULL NULL
01.06.2023 12:04
avdullah hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përmendur një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti të dhënë muaj më parë që ka të bëjë me një imformim që ia kishte bërë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier për situatën në veri.

“Ushtarët amerikanë janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”, ka shkruar Hoti, transmeton KlanKosova.tv.

“Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.  Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.