Hoti i quan joligjore vendimet e Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt: LDK-ja do t’i anulojë NULL NULL 11.09.2019 20:01 11.09.2019 20:01 Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të shpërfillin vendimet e Qeverisë Haradinaj, të periudhës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti i quajti joligjore emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, duke veçuar Universitetin e Ferizajit. Ai shtoi se me ardhjen në qeveri të LDK-së këto vendime do të anulohen. “Emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike (universiteteve, ndërmarrjeve publike, agjencive etj.) gjatë kësaj periudhe, kur qeveria është vetëm ‘kujdestare’ derisa të zgjedhet qeveria e re, janë jo ligjore dhe nuk do të përfillet nga qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja. Çdo vendim i tillë, siç ka ndodhur sot në Universitetin e Ferizajit, do të anulohet” ka shkruar Hoti. Ndryshe një ditë më parë Shyqyri Bytyqi, ministër në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka emëruar tre anëtarë në bordin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara (USHAF) në Ferizaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.