Hoti i bindur se Biden do ta vazhdojë zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit NULL NULL 21.01.2021 22:15 21.01.2021 22:15 Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se është duke vazhduar implementimi i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020. Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka deklaruar se është formuar një grup punues për fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit. “Kanë vazhduar veprimet pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA, disa veprime i kemi marrë ne vet veprimet tjera janë marrë nga SHBA-të të koordinuara me ata. Kemi kryer formalitete të ndryshme për njohjen nga Izraeli, me sa edhe ata shkojnë në zgjedhje, nuk u konkretizua vizita atje”. “Kemi formuar grup punues për fizibilietin e Liqenit të Ujmanit, është duke punuar për matjet e para të fizibitetit të hekurudhës Prishtinë-Durrës”. “Kam nënshkruar më 31 dhjetor marrëveshjen për insentiva në investime amerikane në Kosovë. DFC është duke u përgatitur të hap zyre në Kosovë. Po ashtu është formuar një grup nga DFC për parë modalitetet e ndërtimit të bazës së nevojshme në Kosovë për tregjet financiare në mënyrë që të ngriten instrumente të reja financiare”. Ai ka theksuar se edhe pas zgjedhjes të Joe Biden si president i SHBA-së do të vazhdojë implementimi i Marrëveshjes së Washingtonit. “Edhe pas zgjedhjeve dhe pasi u kuptua që Biden është president. Një mesazh që erdhi nga zyrtari i lartë i administratës atje e vlerëson marrëveshjen dhe do të vazhdojnë në zbatim të saj, unë në baza javore kam kontakt me ambasadën e SHBA-së në Kosovë me njerëz të DFC-së për ta quar përpara marrëveshjen e Kosovës”, ka thënë Hoti. Hoti ka thënë se kauzat e partive politike në vitin 2014 për demarkacionin me Malin e Zi ishin false. “Në skenë politike kemi pasë plotë parti që kanë bërë kauza për çështje të ngushta të partive politike. Le të del sot dikush në vitin 2021 të tregojë se cila është e vërteta e ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës që ndodhnin atëherë”. “Deklaratat dhe qëndrimet për demarkacionin ishin kauza false, nuk janë dëshmuar asnjëherë se pse ekzistojnë këto qëndrime. Në Qeverinë Haradinaj u patë formuar një komision që pati punuar për demarkacionin edhe pse ata e patën kundërshtuar”, ka thënë Hoti. Zhvillimet dhe deklaratat kundër demarkacionit me Malin e Zi ishin nga opozita e atëhershme që ishte AAK-ja dhe LVV-ja, në krye të qeverisë ishte Isa Mustafa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë