Hoti: Grupet punuese VV-LDK përmbyllën diskutimet NULL NULL 07.11.2019 18:14 07.11.2019 18:14 Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se sot është mbajtur takimi i fundit i grupeve punese të VV-së dhe LDK-së. Hoti në një prononcim për media deklaroi se tani ka mbetur të takohen të dy kryetarët e partive dhe të konkretizojnë dhe formalizojnë këtë marrëveshje. Kemi arritur t’i përmbyllim pothuajse të gjitha çështjet programore si zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, kulturën, sportin, politikat sociale, për çështje të diasporës, për çështje të energjetikës”. “Sa na përket neve si grupe punuese në aspektin profesional kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona dhe jemi të gatshëm tash që këtë marrëveshje shumë shpejtë për 2-3 ditët e ardhshme në formë të shkruar të draftuar ta dorëzojmë tek kryetarët e partive të cilët besoj që duhet të ulen menjëherë pas certifikimeve të rezultateve për të konkretizuar dhe formalizuar këtë marrëveshje”. “I falënderoj edhe koleget nga VV-ja dhe nga LDK për durimin e treguar në detale dhe argumente të treguar nëpër fushat që i përmenda që do të zbatohen në 4 vitet e ardhshme. Po besoj të gjithë qytetratë janë të informuar për mënyrën se si ne i kemi zhvilluar këto negociata besoj që kemi arritur një standard të ri se si arrihen marrëveshjet”, tha Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.