Hoti e Vuçiq do të takohen në Bruksel, synohet njohje nga Serbia (VIDEO) NULL NULL 12.07.2020 20:45 12.07.2020 20:45 Dy ditë pas samitit të Parisit, edhe zyrtarisht rifilloi dialogu mes Kosovës e Serbisë. Në një këso mbledhje virtuale, të dielën e 12 korrikut biseduan kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Takimi po ndërmjetësohej nga kryediplomati evropian Josep Borell dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Shefi i diplomacisë evropiane para fillimit të video-konferencës ishte i vetëdijshëm për sfidat që e presin. Të dyja palët gjetën kurajën të arrijnë kompromisin e parë. Ata u pajtuan të takohen fizikisht të enjten e 16 korrikut në Bruksel. I ngarkuari i BE-së për bisedimet mes Prishtinës e Beogradit tha se ndihet i lumtur që ky proces u rikthye në binarë pas 20 muajsh. Për një takim ballë për ballë pas 4 ditësh me kosovarët u pajtua edhe pala serbe. Por ndryshe nga ta, Prishtina zyrtare në kryeqendrën evropiane shkon vetëm për një alternativë. Shefi i qeverisë kosovare tha se temë diskutimi në Bruksel do të kërkojë të jenë edhe një varg çështjesh që shteti serb nuk mori përgjegjësi si ajo e të pagjeturve, dëmet e luftës, kthimi dokumentacionit e çështje të ngjashme. Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 4 minuta më parë
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 orë më parë