Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: E kemi obligim moral për të sqaruar luftën e shenjtë të UÇK-së

NULL NULL
10.07.2020 21:41

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar propozim aktakuzën ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Hoti në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që duhet të respektojmë obligimet që kemi ndaj Gjykatës Speciale.

“Sigurisht, veprimet që i marrin Dhomat e Specializuara s’mund t’i komentojmë. Ajo që është e qartë është se çfarëdo veprimi që merret në Dhomat e Secializuara nuk mund të shihet si veprim ndaj luftës së UÇK-së, sepse është një gjë sublime që ka ndodhur dhe nuk mund të gjykohet”.

“Është obligim kushtetues dhe ndërkombëtar që kemi marrë dhe mbi të gjitha është obligim edhe moral, për të sqaruar luftën e shenjtë që ka ndodhur në këtë vend”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thënë që presidenti Thaçi ka deklaruar vet që do të japë dorëheqje nëse i konfirmohet aktakuza.

“Në intervistë që ka pasë, Thaçi ka deklaruar hapur që nëse konfirmohet aktakuza ai jep dorëheqje. Besoj që si në të kaluarën, ashtu edhe tash udhëheqësit e institucioneve kur janë përballur me këto procese, janë përballur me dinjitet dhe edhe kësaj radhe besoj që do të japin po të njëjtën pjekuri politike”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.