Hoti dhuron libra për nxënësit fitues të Rahovecit dhe Gjakovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti dhuron libra për nxënësit fitues të Rahovecit dhe Gjakovës

NULL NULL
15/01/2020

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, nesër nga ora 11:00 do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Rahovecit. Bëhet e ditur se ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të bëhet në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Po ashtu, po nesër nga ora 14:00 do të bëhet shpërndarja e librave edhe për nxënësit fitues në komunën e Gjakovës. Ceremonia mbahet në shkollën “Prenk Jakova” në Gjakovë.