Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti bën homazhe tek shtatoret e “Skënderbeut” dhe presidentit “Ibrahim Rugova”

NULL NULL
28.11.2020 09:16

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me kabinetin e tij, kanë bërë homazhe sot para shtatoreve të “Gjergj Kastriot Skënderbeut” dhe presidentit historik “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Hoti ka thënë se këto homazhe janë bërë në nder të festës së flamurit kombëtar.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptarë, kjo është një festë kombëtare. Ne filluam me nderime nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e shqiptarëve”.

“Ishim edhe tek shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova dhe tani do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjtë për të treguar nderime ndaj familjes Jashari dhe ndaj gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.