Hotelet e Ohrit kërcënojnë me mbyllje në nëntor, shkak faturat e larta të energjisë NULL NULL 20.09.2022 15:30 20.09.2022 15:30 Shumica e hoteleve pranë Liqenit të Ohrit po përgatiten t’i mbyllin objektet e tyre deri në fillim të nëntorit. Disa këtë do ta bëjnë muajin tjetër. Arsyeja kryesore janë faturat e larta të energjisë elektrike. Për herë të parë, pas disa dekadave punë, shumë nga hotelet vendosin të ndërmarrin një hap të tillë radikal. “Fatkeqësisht pas kaq vitesh do të detyrohemi të mbyllim gjithçka për disa muaj për të kursyer një pjesë të fondeve. Është dimër i gjatë dhe duhet të mbijetojmë deri në pranverën e ardhshme. Isha në treg të hapur deri në 1 qershor, çmimet ishin tmerruese. Ne muajin mars kam pasur 120 euro për një natë. Sa do ta jap dhomën tani? 500 euro?”, tha Pero Kutanoski, menaxher i një hoteli. Organizata e hotelierëve kërkon mbështetje nga shteti, derisa thonë se faturat e energjisë elektrike janë shumëfish më të larta sesa më parë. “Nuk mund të mbijetosh me këto çmime. Nuk është në interes të shtetit mbyllja e gjysmës së hoteleve. Nëse kompanitë më të vogla mund të subvencionohen me 13 denarë për kilovat/orë, atëherë nuk e shoh pse nuk mund të jepet diçka e tillë në gastronomi, e cila është e goditur tre vitet e fundit”, u shpreh Kërste Blazeski- kryetar i HOTAM-it. I paqartë është edhe fati i rreth 3000 punonjësve, aq sa ka në këtë degë, ndërsa mesa duket nuk do të ketë as festë të Vitit të Ri. Përveç kësaj tani e tutje në Ohër pohohet se për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe energjisë, sezonin e ardhshëm presin rritje deri në 50% të prenotimeve të hoteleve./ Alsat M *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën: ShBA-ja, Britania e NATO-ja në alarm - BE-ja hesht 57 minuta më parë
Kosova ShBA-ja e gatshme të ndihmojë KFOR-in pasi Serbia vendosi ushtrinë në kufi me Kosovën 1 orë më parë
Kosova Serbia dërgon ushtrinë përreth Kosovës, Joseph kritikon Hillin dhe Ambasadën për mosreagim 1 orë më parë