Hosni Mubarak varroset me ceremoni ushtarake NULL NULL 26.02.2020 16:26 26.02.2020 16:26 Është mbajtur ceremonia e varrimit me nderime ushtarake në Egjipt për ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili vdiq të martën në moshën 91 vjeçare. Presidenti aktual, Abdul Fattah al-Sisi, u pa së bashku me djemtë e Mubarak, Alaa dhe Gamal, në kortezhin mortor prapa arkivolit i cili u dërgua në xhaminë Field Marshal Tantawi në Kajro. Qeveria ka shpallur tre ditë zi kombëtare. Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si revolucioni i Pranverës Arabe. Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon. Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën. Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje. Kryengritjet e Pranverës Arabe tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 22 minuta më parë