17:39, 10 Maj 2017

dashiDashi (21-Mars- 20 Prill)

Në këtë periudhë po reflektoni thellë e po vlerësoni situatën në të cilën ndodheni, në mënyrë që të vendosni rregull dhe t’u jepni përparësi vetëm gjërave të rëndësishme. Megjithëse mund të mos ju pëlqejë realiteti juaj, do të mundoheni të tregoheni të logjikshëm dhe të bëni kompromise. Kështu, duke filluar që nga e premtja, do të tregoheni më të hapur e më optimistë që ta shijoni fundjavën.

demiDemi (21 Prill- 20 Maj)

Heshtja e yjeve tregon se ka ardhur momenti që t’i ulni pak ritmet. Përfitoni nga kjo qetësi për t’u marrë me veprimtari praktike. Mos u bëni dyshues e mos u merrni me problemet ekonomike gjatë ditëve të para të javës. Përpiquni që nga e premtja të sqaroni çështjet familjare, duke qenë se do të keni dhe mbështetjen e Jupiterit. Fundjava do të karakterizohet nga qetësia.

binjaketBinjakët (21 Maj- 21 Qershor)

Gjatë ditëve në vazhdim të lindurit e shenjës së Binjakëve do të ndihen disi kontradiktorë. Nga njëra anë do të jetë Mërkuri ai që do të ndikojë që të jeni më të ëmbël e komunikues, kurse nga ana tjetër janë Marsi dhe Dielli që me ndikimin e tyre ju bëjnë të keni dëshirë të merreni me çështje të rëndësishme. Vendoseni ju çfarë të bëni duke qenë se ky është momenti i përshtatshëm për t’u çlodhur. Të premten do të keni të reja në aspektin e ndjenjave.

gaforrjaGaforrja (22 Qershor- 22 Korrik)

Nuk është e lehtë të jetosh normalisht kur forcat qiellore ju diktojnë që t’i merrni punët me vrull edhe atëherë kur nuk keni pse të nguteni. Marsi dhe Dielli do të ndikojnë që t’jua bëjnë më intensive javën e dytë të korrikut. Kjo mund të bjerë ndesh me nevojat e të tjerëve. Të premten përpiquni t’i jepni zgjidhje një çështjeje praktike. Dashuria për momentin do të mbetet disi pezull në pritje që situata të qartësohet.

luaniLuani (23 Korrik- 22 Gusht)

Gjatë ditëve në vazhdim do të ndieni nevojën për t’u shprehur hapur dhe për të qenë në kontakt me njerëzit e afërt. Do të duhet të tregoheni të hapur ndaj dialogut në fundjavë në mënyrë që ta organizoni sa më mirë kohën e lirë. Bëni kujdes gjatë fillimit të javës, sepse si pasojë e vendosjes së Diellit dhe Plutonit mund të ndiheni më pak energjikë. Gjendja juaj emocionale do të përmirësohet të martën e të mërkurën falë ndikimit të Hënës.

virgjereshaVirgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Gjatë kësaj jave do të kërkoni përgjigje të shumta për sa i takon mënyrës tuaj të jetesës. Jo gjithmonë do të jeni të kënaqur apo të bindur për zgjedhjet që keni bërë. Përpiquni që gjatë ditëve në vazhdim të mos bini pre e dyshimeve që s’do t’ju ndihmonin për të sqaruar asgjë. Prisni deri të premten për t’u sqaruar me personat pranë jush. Ky do të jetë momenti i përshtatshëm për të shprehur ndjenjat dhe do të jeni më në fund protagonistë të ngjarjeve.

peshorjaPeshorja (23 Shtator- 23 Tetor)

Të lindurit e shenjës së Peshores do të ndihen të përkëdhelur nga planetët Jupiter e Venus gjatë kësaj jave. Vetëm ditën e hënë, falë ndikimit të Marsit dhe Plutonit, mund të përjetoni situata që do t’ju nervozojnë, sidomos në aspektin profesional e praktik. Por, duke filluar nga e premtja, gjithçka do të kthehet në normalitet. Ju do të dini ta shfaqni entuziazmin dhe dëshirën për të bërë diçka që t’ia vlejë. Yjet do të ndikojnë për mirë në shenjën tuaj gjatë kësaj jave.

akrepiAkrepi ( 24 Tetor- 22 Nentor)

Për të kaluar një javë sa më të qetë, të lindurit e kësaj shenje do të duhet të tregohen të hapur e bashkëpunues me të tjerët, t’i lënë mënjanë dyshimet që në këtë rast nuk do t’u shërbenin për asgjë. Në mënyrë që t’i ktheheni normalitetit duhet të tregoheni të hapur. Situata po përmirësohet dhe ju do t’ju duhet të shfaqeni të qetë e optimistë në publik. Bëjeni këtë edhe në rast se diçka nuk ju bind plotësisht.

shigjetariShigjetari ( 23 Nentor- 21 Dhjetor)

Nuk është shumë e qartë arsyeja përse dikush të hënën dhe të martën mund të mos i çmojë cilësitë tuaja. Bëni durim dhe mjaftohuni me faktin që kjo do të jetë një javë e qetë dhe pa sfida të mëdha, të paktën për të lindurit e shenjës së Shigjetarit. Të premten, Jupiteri dhe Mërkuri do të ndikojnë në përmirësimin e raporteve, si në aspektin personal edhe në atë profesional. Fundjava premton të jetë mjaft pozitive.

bricjapiBricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar)

Edhe pse të lindurit e kësaj shenje nuk kanë frikë të rrezikojnë, kjo javë do të jetë sfidë për ta dhe do të ndiejnë lodhje fizike dhe psikologjike. Gjatë ditëve të para të javës, të lindurit e shenjës së Bricjapit do të përpiqen të kuptojnë arsyen e këtyre tensioneve me të cilat do të përballen vazhdimisht. Mos i kushtoni shumë rëndësi kësaj situate dhe përpiquni të duroni deri të premten kur dikush do të ketë nevojë për këshillën tuaj.

ujoriUjori (21 Janar- 19 Shkurt)

Do ta filloni këtë javë në shoqërinë e Hënës, që do t’ju dhurojë forcë dhe do t’ju ndihmojë ta përballoni çdo gjë me lehtësi, me besim të madh dhe do të keni qëllimet më të mira. Aty nga e premtja do të ndieni dëshirën të flisni për udhëtimet dhe projektet e ndryshme, duke e bërë fundjavën interesante. Qetësohuni gjatë kësaj periudhe, sepse java e dytë e korrikut do të jetë më e ngarkuar. Ruajini energjitë e çmuara.

peshqitPeshqit (20 Shkurt- 20 Mars)

Pas energjive të shumta që keni harxhuar do të filloni të shfaqni shenjat e para të lodhjes dhe kjo është e logjikshme. S’ju mbetet veçse të ulni ritmet dhe të rishqyrtoni shumë gjëra në mënyrë që të mos bëni gabime vlerësimi. Duke filluar nga e mërkura gjithçka do të bëhet më e lehtë dhe dashuria do të triumfojë. Do të jetë momenti i përshtatshëm për të shfaqur emocionet dhe për ta bërë për vete personin e zemrës.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë