Honda me rekord të zi në Moto GP

Honda me rekord të zi në Moto GP

NULL NULL
2 muaj më parë

Mungesa e kampionit aktual të botës Mark Marquez ka bërë që ekipi më suksesshëm në Moto GP të futet në krizë të thellë.

Ata nuk kanë arritur që të ngjiten në podium në 5 garat për herë të parë pas plotë 38 vjetësh. Për herë të fundit një seri e tillë negative u kishte ndodhur në vitin 1982. Por lajmet më të mira nuk ka për Honda-n dhe forma mund të përkeqësohet.

Kjo për faktin se Maruqez do të jetë jashtë garave për të paktën edhe dy muaj të tjerë. Kjo kaq i nevojitet për tu rikuperuar pas operacionit në krahun e djathë.

Ekipi japonez tashmë është duke kërkuar alternativa për ta zëvendësuar Marquezin. Ndërkohë gara e radhës do të zhvillohet me 13 shtator dhe transmetohet ekskluzivisht ne platformën Artmotion.