Honda me automobil 100% elektrik (VIDEO) NULL NULL 22.05.2019 17:10 22.05.2019 17:10 Honda ka njoftuar se automobili i parë i saj 100% elektrik është i gatshëm për t’u porositur, disa muaj para lansimit zyrtar në fund të vitit. Porositë mund të bëhen në disa vende: Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Norvegji, njofton Klan Kosova. Automobili do të mund të ecë 200 kilometra me një mbushje, ndërsa 80% e baterisë do të mbushet për 30 minuta. Në vend të pasqyrave të jashtme do të ketë kamera, ndërsa brenda do të jenë dy ekrane që do t’ua mundësojnë udhëtarëve ta shohin jashtësinë. Kompania Honda ka premtuar se deri në vitin 2025 të gjithë automobilat e saj do t’i bëjë elektrikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.