Homazhe viktimave të Epopesë së Çabratit NULL NULL 07.05.2015 13:34 07.05.2015 13:34 Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve dhe të martirëve të rënë në luftën e njohur si "Epopeja e Çabratit". Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e luftës së njohur si “Epopeja e Çabratit”, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në nderim të dëshmorëve dhe të martirëve të rënë, ka bërë homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë”. Homazhet e të parës së Gjakovës me bashkëpunëtorë, kanë vazhduar në varrezat e qytetit dhe në varrezat në Kodrën e Çabratit, ku prehen ata që me guximin e tyre dhanë dhe jetën, të rënët për lirinë e kombit dhe formimin e shtetit. Pas homazheve, Kusari-Lila ka vizituar edhe familjarët e dëshmores Yllka Domi.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023