Homazhe për Bujar Nishanin, i pranishëm edhe Fatmir Sejdiu NULL NULL 02.06.2022 11:44 02.06.2022 11:44 Shqipëria është në zi kombëtare ditën e sotme, në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë më 28 maj si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Në ambientet e Presidencës po kryhet ceremonia e homazheve. Në të kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, politikanë, të afërm e miq të Nishanit. Ngushëllimet për familjarët i kanë shprehur edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi. Edhe ish-oresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kryer homazhe në nder të ish-presidentit Nishani. “President Nishanin e kam njohur rreth 22 vite më parë, një bashkëpunim politik. Fati e solli që vit pas viti të ishim së bashku dhe në angazhime shtetërore. Ai la mbrapa një vepër shumë komplekse, sepse ka qenë jo vetëm aktivist politik, por ka qenë edhe me detyra shumë të rëndësishme. I lehtë i qoftë dheu, u preftë në paqe”, tha Topi. “E gjithë ajo vepër e tij do të mbahet mend për mirë dhe për situatat e jashtëzakonshme që ka ditur t’i kapërcejë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kemi qenë në të njëjtën kohë presidentë të vendit, por e ndjej veten me privilegj që e kam njohur”, tha Sejdiu./tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë