Homazhe për Beg Rizajn - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Homazhe për Beg Rizajn

NULL NULL
24/05/2015
Në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan kanë filluar homazhet në nderim të të të rënit në Kumanovë Beg Rizaj.

Para arkivolit të Beg Rizajt të mbuluar me flamurin kombëtar po bëjnë roje nderi bashkëqytetarë të tij të veshur me uniforma të UÇK-së.

Ata janë bashkëluftëtarët e tij nga njësiti i UÇK-së “Shqiponjat e Zeza”, ku Begu ishte epror gjatë luftës në Kosovë.

Në ndërkohë shumë qytetarë të Deçanit kanë filluar të bëjnë homazhe para arkivolit të ish – luftëtarit të UÇK-së.

Sot në orën 14 pritet të mbahet tubimi mortor në sheshin e Deçanit ndërsa Rizaj do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Beg Rizaj nga fshati Prekolluk i Deçanit u vra më 9 maj në Kumanovë gjatë përleshjeve të armatosura me policinë maqedonase.

Në këtë përleshje janë vrarë edhe tetë shtetas tjerë të Kosovës që pritet të varrosen të martën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.