Hollywood-i reagon ashpër për vrasjen e George Floyd NULL NULL 30.05.2020 14:22 30.05.2020 14:22 Emrat më të famshëm dhe më me ndikim në Amerikë po kërkojnë drejtësi për George Floyd. Floyd, një burrë i zi 46 vjeçar, vdiq të hënën menjëherë pasi u arrestua për një akt jo të dhunshëm në Minneapolis. Videoja e arrestimit tregon një oficer të policisë me gjurin në qafën e Floyd ndërsa thotë se nuk mund të marrë frymë dhe lutet për ndihmë. Që të katër oficerët janë larguar nga puna. Tani, yje si Beyoncé, Halle Berry dhe John Boyega kanë reaguar në internet, ndërsa Whoopi Goldberg shprehu mendimin e saj në “The View”. Më shumë yje ndanë pikëllimin dhe zemërimin e tyre, përfshirë regjisorin Ava DuVernay, i cili postoi këtë mesazh: “Ju merituat frymën tuaj, dinjitetin tuaj, jetën tuaj. Të mos vdisni në rrugë, të vrarë nga gjuri i një polici të bardhë në qafë. Ju meritoni lotët tanë, lutjet tona, zemërimin tonë. Ne duhet të veprojmë – për ju – dhe për të gjithë ata për të cilët nuk ka kamera rrotull. Ne duhet. #GeorgeFloyd “. Lebron James postoi një foto të vetes në një bluzë me fjalët e George, “Unë nuk mund të marr frymë.” Yje të tjerë si Madonna, Ariana Grande, Cardi B, Justin Bieber, Taylor Swift dënuan ashpër dhunën që rezultoi në vdekjen e Floyd, i vrarë mizorisht nga policia amerikane./prive.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.