Hollande: Sulmi nga Shteti Islamik është "akt lufte" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hollande: Sulmi nga Shteti Islamik është “akt lufte”

NULL NULL
14/11/2015
"Në këto kohë kaq të rënda dhe të paqarta bëj thirrje për unitet dhe kurajo", ishte një nga mesazhet që François Holland dha në adresimin e tij.

Presidenti francez, François Hollande është shprehur se ngjarja e mbrëmshme është “akt lufte” e organizuar nga Shteti Islamik, transmeton Klan Kosova.

Hollande mbrëmë menjëherë pas ngjarjes ka vizituar hallën e koncerteve Bataclanin, ku ndodhi njëri prej sulmeve më të makabre duke thënë se Franca do të jetë e pamëshirshme në gjurmimin e terroristëve.

“Për të gjithë ata që kanë parë këto gjëra të tmerrshme dua të them se do të fillojmë një luftë të pamëshirshme”.

“Sepse kur terroristët janë të gatshëm për tmerre të këtilla, ata duhet ta kenë të qartë se do të përballen me një Francë të përkushtuar, të bashkuar, një Francë që është unike dhe nuk lejon që të luhet me të, paçka se sot jemi të trishtuar”.

“Në këto kohë kaq të rënda dhe të paqarta bëj thirrje për unitet dhe kurajo”, tha ai para se të shtonte se do t’i drejtohet parlamentit francez të hënën.

“Edhe pas këtyre plagëve, Franca do të ngrihet prapë”.

klankosova.tv