Holanda vendos masa kufizuese pasi ka raste me variantin Omicron NULL NULL 28.11.2021 12:06 28.11.2021 12:06 Holanda ka vendosur masa të reja kufizuese pasi janë shfaqur një numër i madh i rasteve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Kafenetë, muzetë dhe kinematë për tri javët e ardhshme do të punojnë me kufizime. Autoritetet shtetëore këto masa i kanë vendosur për të mbrojtur spitalet e vendit që të mos mbingarkohen nga të sëmurët. Ndërkohë, rreth 61 persona të tjerë janë duke u testuar për variantin e ri të COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Këta persona që janë duke u testuar kanë qenë në Afrikë të Jugut prej ku u zbulua varianti Omicron. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti është “shqetësues”.
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023