Holanda jashtë Euro 2016, Turqia kualifikohet NULL NULL 14.10.2015 09:15 14.10.2015 09:15 Festë e jashtëzakonshme në Turqi dhe hidhërim pa fund në Holandë. Ky ishte gëzimi i tifozëve dhe lojtarëve në Konia. Turqia kualifikohet direkt në euro 2016, si e treta më e mirë e kualifikueseve. Një sukses i vuajtur deri në fund dhe i ardhur mes ankthit për të besuarit e Fatih Terim. Goli i Selcuk Inan një minutë përpara fundit të kohës së rregullt i dha turve fitoren 1-0 përballë Islandës. Por, që festa të shpërthente, duhej të mbyllej sfida në Letoni, aty ku Kazakistani fitoi 1-0 me golin e Konysbayev. Kazakët zbritën Letoninë në vendin e fundit të Grupit A. Me rezultatet më të mira përballë Kazakistanit, Turqia evitoi rrugën e gjatë drejt Francës, duke detyruar Hungarinë që të luajë në play off. Ajo që zhgënjeu është Holanda. Tulipanët u mposhtën 3-2 në shtëpi nga Republika Çeke dhe i mbyllën kualifikueset në vendin e katërt. Kaderabek, Sural dhe autogoli i Van Persie gjunjëzuan portokallinjtë, duke u shkaktuar disfatën e pestë në dhjetë ndeshje. Golat e Huntelar dhe Van Persie shërbyen vetëm për statistikë, ndërsa Holanda është emri i parë i madh i futbollit kontinental që i jep lamtumirën Kampionatit Europian Francë 2016. Belgjika dhe Uellsi kualifikohen direkt në Grupin B. Belgët mposhtën 3-1 Izraelin me golat e Mertens, de Bruyne dhe Hazard dhe siguruan vendin e parë. Uellsi triumfoi 2-0 me Andorrën dhe i mbyll kualifikueset me fitore, pasi e kishte garantuar biletën drejt Francës. Në takimin tjetër të Grupit B, Bosnja fitoi 3-2 me vështirë në fushën e Qipros dhe kualifikohet në fazën play off. Dy gola nga Medunjanin dhe rrjeta e Djurić i dhanë suksesin boshnjakëve. Italia fitoi Grupin H, pas suksesit 2-1 përballë Norvegjisë. Florenzi në të 73-ën dhe Pelle 8 minuta përpara fundit, përmbysën avantazhin e miqve me Tettey në pjesën e parë. Feston edhe Kroacia, që siguron kualifikimin direkt si e dyta e grupit. Goli i sulmuesit të Interit, Ivan Perisic i mjaftoi kroatëve që të merrnin maksimumin e pikëve. Me këto rezultate, Norvegjia detyrohet të luajë në play off. Në takimin tjetër të grupit, Bullgaria regjistroi një fitore vetëm për moral, 2-0 përballë Azerbajxhanit. Suksesi nuk ndryshon asgjë për bullgarët që i mbyllin kualifikueset në vendin e katërt dhe mbeten jashtë garës./Supersport *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë