Holanda dërrmon Maltën, Finlanda mund Poloninë NULL NULL 10.06.2025 23:17 10.06.2025 23:17 Holanda ka shënuar fitore të thellë prej 8:0 ndaj Maltës në kualifikimet për Kupën e Botës. Ndërkaq, Finlanda ka shënuar fitore të madhe ndaj Polonisë 2:1. Ata aktualisht zënë vendin e parë në grupin G me shtatë pikë, një më shumë se Holanda dhe Polonia në vendet pasuese por Tulipanët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara teksa polakët një sosh. Memphis Depay u bë top-golashënuesi i Holandës në këtë takim me dy golat e tij, duke shkuar porsi Robin Van Persie në shifrën prej 50 golave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.