Lajmet e fundit

Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar me gurë një shtetas të huaj dhe më pas ka thyer me thikë xhamin e derës së një terase.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 03:00.
E dyshuara, e cila ishte duke qëndruar në një banesë, dyshohet se nga ballkoni kishte hedhur gurë në drejtim të ballkonit të viktimës. Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime në këmbë.
Policia njofton se e dyshuara kishte qenë agresive dhe, me një mjet të mprehtë – thikë, kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda, duke paraqitur rrezik edhe për njësinë policore gjatë intervenimit.
Me urdhër të prokurorit, njësiti relevant policor ka hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara. Nga ajo është konfiskuar thika, ndërsa më pas është shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë / 03.10.2026 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për shkak se nga ballkoni i banesës në të cilën ka qenë duke qëndruar, me gurë kishte gjuajtur në ballkonin e viktimës mashkull shtetas i huaj dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime në këmbë. E dyshuara kishte qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë – thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda duke paraqit rrezik për njësinë policor që të intervenoj brenda në banesë. Me urdhër të prokur0rit nga njësiti relevant është hapë me forcë dera e banesës ku ka qenë e dyshuara nga e cila është konfiskuar thika, është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje".